Shqiptari i Kosovës nuk doli në foton e ekipit për sezonin e ri, klubi bën “naze”

Futboll

Shqiptari i Kosovës nuk doli në foton e ekipit për sezonin e ri, klubi bën “naze”

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:59
Shqiptari i Kosovës nuk doli në foton e ekipit për sezonin e ri, klubi bën “naze”

Vejle ka bërë së fundmi foton zyrtare të skuadrës për edicionin 2020- 2021. Ajo që bie në sy është prania e dy dhe jo tre shqiptarëve si pjesë e skuadrës që është ngjitur këtë edicion në Superligën daneze.

Futbollisti nga Kosova Ylber Ramadani nuk është përfshirë në të. Mesfushori i Kombëtares, pasi kaloi karantinën, u aktivizua në ndeshjen e fundjavës në Danimarkë.

“Panorama Sport” ka mësuar se për mesfushorin, klubi nuk pranon asnjë nga ofertat që ka deri më tani futbollisti, i cili ka gjetur lehtësisht akord e disa ekipe të tjera.

Kësisoj, për këto kontradikta, Ramadani mund të hasë probleme nga skuadra e Vejles. Ramadani është nën kontratë me këtë skuadër deri në qershor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat