Dikur lojtare me emër në Kosovë e Maqedoni: Punoj si pastruese, njerëzit më pyesin a jam Shyretja, a jo...

Futboll

Dikur lojtare me emër në Kosovë e Maqedoni: Punoj si pastruese, njerëzit më pyesin a jam Shyretja, a jo...

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:14
Dikur lojtare me emër në Kosovë e Maqedoni: Punoj si pastruese, njerëzit më pyesin a jam Shyretja, a jo...

Nuk mjafton të jesh sportiste më emër sepse pas përfundimit të karrierës nuk mund ta gëzosh at epitet.

At epitet mund ta gëzohesh vetëm kur të bëjnë rrafsh si shoqëri por kur është  respektimi i vlerës dhe vendi i merituar nuk je më vlerë, je i përbuzur dhe askushi!

Një gjë e tillë po ndodhë edhe në Maqedoninë e Veriut, ish futbollistja e njohur,  Shyrete Brahimi, ish-kapitene e reprezentacionit të Maqedonisë,ish lojtaret e Çairi të Shkupit, KFF Shqiponja nga Hasanbaegu, por edhe në Kosovës e KFF “Dita” nga Gjilani, po përjeton një çudi në këtë botë! edhe njerëzit e pyesin: Si është e mundur një emër i njohur i futbollit, që na bëri krenare me vite, sot të punojë pastruese! 

“Po kaloj një jetë të vështirë që se kam besuar as vet. Jetoj e vetme në shtëpi, pa prindër. Vëllezërit dhe motrat kanë familjet e tyre. Kam ardhur në situatë që të punoj si pastruese nëpër shtëpi të huaja.

Shumë njerëz më kanë parë duke pastruar. Më pyesin a jam Shyretja, a jo? Përveç pastrimit, njerëzit më thërrasin edhe në përkujdesje të fëmijëve të tyre, kur ata kanë nevojë! Besomni se njerëzit habiten kur më shohin në këtë gjendje, thonë si është e mundur që një futbolliste me emër po pastron dhe përkujdeset për fëmijë”, thotë ajo "News-tv". 

KJo që ndodhë në Maqedoni, është për të vajtuar  por aspak më mirë nuk as në Kosovë. Sportistët kulminant nuk e gëzojnë respektin! Mjafton të jesh një servil dhe e ke vendin në krye të vendit!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat