Krerët e FFK-së arrijnë në Budapest, takohen me Thierry Favre 

Futboll

Krerët e FFK-së arrijnë në Budapest, takohen me Thierry Favre 

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:22
Krerët e FFK-së arrijnë në Budapest, takohen me Thierry Favre 

Delegacioni i FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi, anëtarin e KE-s, Mirsad Çollaku dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu kanë arritur në Budapest, ku po qëndrojnë me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin dhe do të ndjekin nga afër ndeshjen e Superkupës së Evropës ndërmjet Bayernit dhe Sevillas, që zhvillohet të enjten në orën 21:00.

Me të arritur në Budapest krerët e FFK-së janë takuar me zëvendësdrejtorin e asociacioneve kombëtare dhe njëherësh drejtuesin e programit ‘HatTrick’, Thierry Favre,  e ku ishte i pranishëm edhe menaxheri i programit ‘HatTrick’, Denis Bastari. Në këtë takim u bisedua për gjendjen dhe ecurinë e projekteve të FFK-së në kuadër të këtij programi, me ç’rast zyrtarët e UEFA-s u shprehën të kënaqur me punën e bërë sidomos në përmirësimin e infrastrukturës.

Po ashtu, ata u shprehën të lumtur që tashmë edhe në Kosovë ka filluar të rrokulliset topi në fushën e gjelbër dhe përgëzuan drejtuesit e FFK-së për menaxhimin të mirë të situatës së pandemisë.

Krerët e FFK-së do të marrin pjesë edhe në takimin që UEFA do ta mbajë me 55 federatat anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat