Formacionet zyrtare: Llapi – Gjilani

Futboll

Formacionet zyrtare: Llapi – Gjilani

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:04
Foto Ilustri

Llapi do të jetë nikoqir i Gjilanit për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 16:00 në Podujevë.

Për Llapin kjo do të jetë ndeshja e parë për këtë sezon, e që do të tentojnë ta fillojnë me këmbë të mbarë.

Në anën tjetër, Gjilani e ka filluar me humbje edicionin 2020/21, në takimin ndaj Feronikelit në javën e kaluar.

Formacioni startues i Llapit: Nava, Idrizi, Prençi, Haliti, Alban Ramadani, Arbnor Ramadani, Selami, Shabani, Peposhi, Veliu, Januzi

Formacioni startues i Gjilanit: Koliçi, Frashëri, Kastrati, Veliu, Ferreira, Rapa, Aziz, Hila, Hajdari, Progni, Nikac. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat