Ky është futbollisti që la klubin e madh francez, iu bashkua paramilitarëve serb kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999

Futboll

Ky është futbollisti që la klubin e madh francez, iu bashkua paramilitarëve serb kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:09
Krimineli Vladan

Serbia shoveniste ka bërë krime të rënda në popullin shqiptarë të Kosovës në vitet 1998-1999. Pushtuesi serb ka dhunu, ka masakruar  fëmijë, gra e pleq dhe popullatën civile shqiptare. 

Ka pasur edhe shumë sportistë serbë që u rreshtuan në anën e kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. 
Ndër ta ka qenë edhe futbollisti i asaj kohe, Vladan Llukiq, që më së paku mund të quhet sportist por që e ka vendin prapa grilave dhe që duhet të jap llogari. 

Mediumi serb ka publikuar një deklaratë trishtuese, të ish sulmuesit serb, Jestroviq, që tregon se çfarë ka bërë Llukiqi dhe që ky person duhet të arrestohet!

“Ish sulmuesi serb Nenad Jestroviq zbulon se si Vladan Llukiq u largua nga skuadra franceze Metz në vitin 1999 dhe shkoi në Serbi për të luftuar agresorët me njerëzit e tij, kur filloi agresioni i NATO-s ndaj Serbisë”, kështu shkarravit ky medium.

“Llukiq nuk fliste frëngjisht, kështu që në një mëngjes ai e ftoi Jestroviqin të shkonte me të te presidenti i klubit. Vladan nuk i tregoi shokut të tij se për çfarë dëshironte të fliste me njeriun e parë të Metzit”, shkruan ky medium. 

"Unë gjithashtu isha i befasuar, ai nuk më tha se çfarë do të thoshte, ai më tha vetëm se donte të shkonte te presidenti, për të biseduar. Unë e di që ai po ndiqte vazhdimisht atë që po ndodhte në Kosovë"-  tha Jestroviq për “Mondo”.

“Kur mbërritën në zyrë, ndodhi një tronditje. Llukiq tha se ai donte të kthehej në Jugosllavi dhe t’i bashkohej ushtrisë për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit nga agresorët.

Ai tha se nuk mundej më, se donte të kthehej dhe të ndihmonte njerëzit e tij, ai ishte i indinjuar për shkak të bombardimeve të NATO-s. Vajza e tij ishte dy vjeç, zgjati dy ditë dhe ai shkoi në fushë betejë", thotë Jestroviq.

Me një fjalë, ky i pafytyrë, ky kriminel, ish futbollist i Cërvena Zvezdës së Beogradit, iu bashkua ushtrisë dhe paramilitarëve serb kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat