PSG teston Interin, kërkon dy yjet e mesfushës zi-kaltër

Futboll

PSG teston Interin, kërkon dy yjet e mesfushës zi-kaltër

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 17:55
Interi

Paris-Saint-Germain raportohet se ka shfaqur interesim për dyshen e mesfushës së Interit Radja Nainggolan dhe Marcelo Brozovic të cilët mund të largohen nga “Giuseppe Meazza” para datës 8 tetor.

Nainggolan po vazhdon të flirtoj me Cagliarin ku e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi , por “TuttoSport” vëren se 32 vjeçari ka rënë në orbitën e PSG-së.

Raporti tutje zbulon se klubi francez gjithashtu ka treguar interesim edhe për mesfushorin kroat Marcelo Brozovic i cili ishte lidhur edhe me një kalim tek Monaco.

Reprezentuesi nga Kroacia i cili erdhi nga Dinamo e Zagrebit në vitin 2016 është lidhur me një largim eventual, edhe pse ka shprehur dëshirën për të vazhduar qëndrimin në Inter.

Më tutje, “TutoSport” shton se me largimin e tyre, trajneri Antonio Conte po provon të krijojë hapësirë për N’Golo Kanten e Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat