Mirlind Daku është shndërrua si një makineri golash! Ai në dy ndeshjet e para të elitës së futbollit të Kosovës, ka shënuar dy herë nga tre gola!
Daku është hero i fitores së Ballkanit me rezultat 3:2 kundër Feronikelit nga Drenasi, në kuadër të javës së dytë, që u zhvillua në Therandë.
Kryendeshja e javës së dytë i takoi skuadrës nga Theranda, duke e mposhtur ‘Niklin’.
Në minutën e 6-të, Daku shënon nga afërsia, 1:0.
Në minutën e 24-të, sërish Daku, si “buldozer”, shënon nga afërsia pas asistimit të Krasniqi, 2:0 .
Në minutën e 63-të, Daku kompleton het-trik-un. Ai me dinakërinë e tij shënon për rezultatin 3:0.
Feronikeli zgjohet vonë nga gjumi dhe ka shënuar dy herë përmes futbollistit Marclei (85’ e 88’). Minutat e fundit dramë, por Feronikeli nuk e realizon golin e barazimit.
Ballkani prinë në tabelë me 6 pikë, Daku është lider i shënuesve me gjithsej 6 gola, ndërsa Feronikeli renditet i katërti me 3 pikë.
Sa pikë ka Ballkani aq gola ka shënuar Daku, kjo është e mahnitshme.
Ismet Munishi, kryetrajner i Ballkanit, është i lumtur për fitoren e skuadrës së tij, ndërsa në javën e parë në Brestovik e mundën me 4:1 Besën, kurse Feronikeli nuk e tregoi shkëlqimin e javës së kaluar kur e mposhti me 4:0 Gjilanin.
Superliga e Kosovës
Ballkani-Feronikeli 3:2
Llapi-Gjilani 0:1
Drenica-Besa 2:1
Arbëria-Prishtina 1:1
Drita-Trepça '89 u shty
Tabela
1. Ballkani 2 2 0 0 7:3 6
2. Prishtina 2 1 1 0 4:1
3. Arbëria 2 1 1 0 3:1 4
4. Feronikeli 2 1 0 1 6:3 3
5. Drenica 2 1 0 1 2:4 3
6. Gjilani 2 1 0 1 1:4 3
7. Drita 0 0 0 0 0:0 0
8. Llapi 1 0 0 1 0:1 0
9. Trepça ’89 1 0 0 1 0:2 0
10. Besa 2 0 0 2 2:6 0