Mourinho: Nuk kam folur me Zidanen

Futboll

Mourinho: Nuk kam folur me Zidanen

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:59
Mourinho: Nuk kam folur me Zidanen

Jose Mourinho ka deklaruar se nuk ka folur me Zinedine Zidanen pas transferimit të Gareth Bale te Tottenham.

Sipas teknikut portugez, edhe pse nuk ka folur me Zidanen, shpreson që francezi të jetë i sigurt me largimin e Bale.

Gareth Bale, pas qëndrimit prej shtatë sezonesh në ‘Santiago Bernabeu’, është rikthyer te Tottenham, në formulën e huazimit.

“Nuk kam folur me Zidanen, por shpresoj se ai është i lumtur që Bale është larguar”, ka deklaruar Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi të lumtur që Bale është këtu, ai është i lumtur po ashtu, shpresojmë që në fund të sezonit të gjithë të jemi të lumtur, dhe ai të qëndrojë me ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat