Hernandez: Ishte e lehtë për mua të zgjidhja Milanin

Futboll

Hernandez: Ishte e lehtë për mua të zgjidhja Milanin

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 19:01
Hernandez: Ishte e lehtë për mua të zgjidhja Milanin

Teo Hernandez e pranon që nuk kishte nevojë të mendohej dy herë për kalimin tek Milani, dhe tregon se është e pabesueshme që të punosh me një idhull si Paolo Maldini. Mbrojtësi i majtë u transferua tek kuqezinjtë nga Real Madridi në 2019 për 20 milionë euro.

“Ishte e lehtë për mua. Është klubi i dytë që ka fituar më shumë Champions.

Është Milani. Nuk kisha pse ta mendoja shumë gjatë. Bisedova me familjen, por menjëherë kur mora vesh për interesimin e Milanit e dija se ishte vendi i duhur për karrierën time. Maldini më telefonoi një ditë dhe më tha se donte të fliste me mua. Ne ishim në Ibiza dhe aty më tha se donte të nënshkruante me mua. Ishte e pabesueshme.

Ai tregoi besim ndaj meje dhe më tha se Milani mund të ishte shtëpia ime. Ai më dha shumë këshilla gjatë atij takimi dhe vazhdon më jep edhe tani”, tha Hernandez për “The Athletic”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat