Lajm i mirë për Romën, Francesco Totti mund të rikthehet

Futboll

Lajm i mirë për Romën, Francesco Totti mund të rikthehet

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 19:41
Francesco Totti

Sipas “Corriere dello Sport” legjenda e klubit romak, Francesco Totti është drejt rikthimit tek ish-klubi i tij Roma, si zëvendës-president ose si drejtor teknik.

Gazeta në fjalë raporton se Totti ka pasur kontakte të vazhdueshme me Guido Fienga, dhe se një rikthim te Roma tanimë shihet si i pashmangshëm.

Pas incidentit të fundit me lojtarin Amadou Diawara, thuhet se “Friedkin Group” dëshirojnë ta përshpejtojnë punën me rastin e Tottit në lidhje me revolucionin e klubit.

Po ashtu, raportohet që legjenda e klubit romak nuk është takuar ende me drejtorin e klubit Fienga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat