Chelsea kalon në raundin tjetër, Havertz shënon het-trik

Futboll

Chelsea kalon në raundin tjetër, Havertz shënon het-trik

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 22:43
Kai Havertz

Chelsea ka shënuar fitore ndaj në raundin e 1/16 të Carabao Cup ndaj Barnsleyt me rezultat 6-0.

Ndeshjen e hapi Tammy Abraham që shënoi në minutën e 16-të të ndeshjes pas një gabimi në mbrojtje të mysafirëve.

Rezultatin e dyfishoi Kai Havertz që ishte edhe goli i fundit i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë ishte radha e Ross Barkleyt që shënoi për 3-0.

Havertz shënoi edhe në minutat 55’ dhe 65’ për të kompletuar het-trikun.

Krejt në fund golin e gjeti edhe Olivier Giroud për 6-0.

Chelsea do të takohet me fituesin Leyton Orient – Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat