U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e para të vlefshme për “Play-Off”-in e Ligës së Kampionëve. Ferenvaroshi i Myrto Uzunit, barazoi në transfertë me rezultatin 3-3, teksa është vetëm 1 hap grupeve të Championsit. Futbollisti i Kombëtares, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52-të, duke çuar përkohësisht shifrat në 0-2.
Vendasit e Moldes, përmbysën rezultatin në minutën e 83-të, duke shënuar 3 herë, ndërkohë që Kharatin, vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë. Në 2 sfidat e tjera, Dinamo e Kievit triumfoi në transfertë ndaj Gent 1-2, teksa Olimpiakosi mposhti Omonian 2-0 në shtëpi. Sfidat e kthimit do të zhvillohen pas 1 jave, ku do të mësohen edhe skuadrat e kualifikuar për në grupet e Champions-it.
REZULTATET:
MOLDE – FERENCVAROSH 3-3
Xhejms 55’, Eikrem 65’ Elingsen 83’ / Boli 7, Uzuni 52’, Kharatin 87’
GENT – DINAMO KIEV 1-2
Kleindienst 41’ / Supriaga 9’, De Pena 79’
OLIMPIAKOS – OMONIA 2-0
Valbuena 69’ (p), El Arabi 90+2