Odegaard me Koronavirus, Reali pret me ankth përgjigjet e analizave

Futboll

Odegaard me Koronavirus, Reali pret me ankth përgjigjet e analizave

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 00:47
Martin Odegaard

Martin Odegaard, pozitiv me Koronavirus. Pas kryerjes së analizave PCR tek anëtarët e ekipit të Real Madridit pas kthimit të tyre nga qyteti San Sebastian, ku barazuan 0-0 me Real Sociedadin, norvegjezi ka rezultuar i prekur nga COVID-19.

Infektimi i Odegaardit ka bërë që të gjithë lojtarët të kryejnë testin të martën pasdite për të garantuar kthimin në stërvitje duke zbatuar protokollin e sigurisë.

Lojtari norvegjez është i izoluar në shtëpi dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Betisit të shtunën e ardhshme. Një mungesë e rëndësishme për Zinedine Zidane në javën e dytë të La Ligas. Nëse e gjithë skuadra madrilene ka rezultate negative këtë të mërkurë në mëngjes, ekipi do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat