Paulo Dybala është rikthyer në stërvitje sot, duke kompletuar një seancë të plotë me shokët e skuadrës te Juventus.
Derisa Juventus po përgatitet për ndeshjen kundër Romës në fundjavë, Tuttosport ka zbuluar se Dybala është rikthyer.
Argjentinasi ka qenë jashtë fushave për më shumë se një muaj, shkaku i një lëndimi.
Dybala nuk ishte pjesë e skuadrës së Juventusit në ndeshjen e parë kundër Sampdorias, ku skuadra e Andrea Pirlos fitoi 3:0.
Me Dybalan e rikthyer dhe Alvaro Moratën e transferuar nga Atletico Madrid, tani Juventus ka më shumë opsione për fazën e sulmit.