Zyrtare: Luis Suarez largohet nga Barcelona, nënshkruan me Atletico Madridin

Futboll

Zyrtare: Luis Suarez largohet nga Barcelona, nënshkruan me Atletico Madridin

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 06:14
Luis Suarez

FC Barcelona dhe Atlético Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Luis Suarez.

Kanë qenë të dyja klubet që kanë konfirmuar marrëveshjen, e që do t’i kushtojë Atletico Madridit vetëm 6 milionë euro.

“FC Barcelona dëshiron të shprehë publikisht mirënjohjen për Luis Suárezin, për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe i uron të gjitha të mirat për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit.

Luis Suarez ka fituar 13 tituj në gjashtë sezone me Barcelonën prej tyre: La Liga: 4,  Liga e Kampionëve: 1,  Copa del Rey: 4, Kupa Botërore e Klubeve: 1,  Superkupë Evropiane: 1,  Superkupë e Spanjës: 2.

Ai u bashkua me klubin blaugrana në verën e 2014 dhe bëri debutimin e tij kundër Real Madridit.

Suarez shënoi golin e tij të parë me Barcelonën në një fitore 4-0 në Ligën e Kampionëve ndaj APOEL , ndërsa golin e tij të parë në La Liga e shënoi kundër Cordobas në dhjetor.

Në gjashtë sezone si blaugrana, sulmuesi uruguaian shënoi 198 gola. Goli më i rëndësishëm te Barcelona ishte ai ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në vitin e tij të dytë në klub, sezoni 2015/16, ai fitoi “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë i Evropës, duke shënuar 40 gola në La Liga dhe 59 në total.

Ai po largohet nga Barcelona pasi kontribuoi 198 gola në 283 ndeshje, duke e bërë atë golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e Barça,ndërsa ka kontribuar edhe me 97 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat