Orari i javës së tretë në Superligë, derbi Prishtina- Drita zhvillohet të dielën

Futboll

Orari i javës së tretë në Superligë, derbi Prishtina- Drita zhvillohet të dielën

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 09:46
Foto Ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe në fundjavë, ku orari në këtë fillim po del të jetë tejet i ngjeshur.

Gjithçka në javën e tretë do të nis me ndeshjen Besa – Arbëria, që do të jetë ndeshja hapëse e kësaj jave, takim ky që do të zhvillohet të premten nga ora 16:00 në Brestovik të Pejës.

Dita e shtune do të vazhdojë me derbin drenicas në mes të Feronikeli dhe Drenicës, ndërsa në po të njëjtën ditë zhvillohet edhe takimi, Trepça 89 – Llapi.

Të dielën na presin dy derbit e xhiros.

Kryendeshja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, aty ku Prishtina do të jetë nikoqir i kampionit aktual, Drita.

Mysafirët nga Gjilani për këtë duel kanë kërkuar shtyrje për 24 orë, por që nuk do të ndodh, pasi java e katërt zhvillohet në mesjavë.

Dueli i fundit është ai në mes të Gjilanit dhe Ballkanit dy skuadra që do të luftojnë për titull këtë edicion.

Orari i javës së tretë 

E premte

16:00 Besa – Arbëria

E shtunë

16:00 Feronikeli – Drenica

16:00 Trepça ’89 – Llapi

13:30 Prishtina – Drita

16:00 Gjilani – Ballkani

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat