Pjanic tregon se çfarë i tha Ronaldo kur vendosi të transferohej te Barcelona

Futboll

Pjanic tregon se çfarë i tha Ronaldo kur vendosi të transferohej te Barcelona

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 10:48
Pjanic tregon se çfarë i tha Ronaldo kur vendosi të transferohej te Barcelona

Miralem Pjanic këtë verë u largua nga Juventus, për t’iu bashkuar Barcelonës në La Liga.

Mesfushori u përfshi në një marrëveshje mes Juventusit dhe Barcelonës, duke bërë që Arthur të kalonte te kampionët e Serie A.

Pjanic në një deklaratë për mediet në Spanjë, ka zbuluar fjalët që ia ka thënë Cristiano Ronaldos.

“Cristiano Ronaldos nuk i pëlqeu që unë po largohesha nga Juventus”, ka deklaruar Pjanic.

“Ai më tha gjithashtu se do të argëtohem shumë në një ekip të shkëlqyeshëm si Barcelona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat