Fritz tregon gjendjen e Milot Rashicës

Futboll

Fritz tregon gjendjen e Milot Rashicës

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:02
Fritz tregon gjendjen e Milot Rashicës

Clemens Fritz i Werder Bremen ka folur rreth gjendjes aktuale në të cilën ndodhet ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Ish lojtari i kombëtares gjermane dhe ish kapiteni i Werder Bremit, Clemens Fritz, tani pjesë e stafit teknik të klubit gjerman ka folur rreth situatës së Milot Rashicës para ndeshjes me Schalke 04.

“Milot Rashica është integruar pjesërisht me stërvitjet në grup. Nuk do të rrezikojmë. Ai do të luajë këtë fundjavë vetëm në qoftë se është 100% i gatshëm” – u shpreh Frtiz për NDR.

Werder Bremeni e ka nisur sezonin e ri në Bundesligë me një humbje në shtëpi ndaj Hertha Berlin (1-4), takim ky në të cilin Rashica nuk ishte pjesë e skuadrës.

Emri i yllit të Kosovës është lakuar shumë me një largim drejt Premier Ligës, por kur kanë mbetur edhe më pak se dy javë deri në fund të afatit kalimtar, ende nuk kemi asgjë zyrtare.

Wederi luan ndaj Schalkes në udhëtim të shtunën me fillim nga ora 18:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat