Zeqiri te skuadra e njohur italiane!?

Futboll

Zeqiri te skuadra e njohur italiane!?

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:15
Zeqiri te skuadra e njohur italiane!?

Futbollisti që do ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen e afërt, Andi Zeqiri, do të largohet nga klubi zvicrean Lausannen, shkruan Insporti.

21 vjeçari i lindur në Lausanne të Zvicrës do të largohet nga klubi me të cilin ka edhe një vit kontratë në drejtim të Series A, raportojnë mediat italiane.

Fjala është për klubin e Parmas, klub ky i cili besohet se ka paguar rreth tre milionë euro për kartonin e lojtarit.

Ndërkohë Andi Zeqiri përveç ndryshimit të klubit, është në pritje edhe të ndryshimt të kombëtares ku pritet t’i bashkohet Kosovës A për ndeshjet e tetorit nëse këtë lëvizje e konfirmon FIFA në ditët në vazhdim.

Kujtojmë që Zeqiri ka pranuar kombëtaren e Kosovës ndonëse është paraqitur për të gjitha grupmoshat helvete, përfshirë këtu edhe kombëtaren U21 me të cilën ka 9 gola në 9 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat