Polakët paraqesin disa fakte për Kosovë: Gaboni nëse mendoni...

Futboll

Polakët paraqesin disa fakte për Kosovë: Gaboni nëse mendoni...

Nga: K.Goca Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:56
Foto e ilustruar nga faqja e Legias

Sot në orën 20.30 kampioni i Kosovës do të luajë si mysafirë i skuadrës së njohur polake, Legia nga Varshava, në kuadër të rrethit të tretë të Europa League në futboll. 

Drita është para sprovës së madhe por kërkon mrekullinë e radhës në garat evropiane. 
Faqja e klubit “Legia”, befason me përshkrimin që e ka për Dritën dhe ka paraqitur edhe disa foto interesante, se kush është Drita. 

Përveç asaj kanë shkruar gjerë e gjatë edhe për derbin Drita – Gjilani, për disa sfida ndërkombëtare.

Image

“UEFA Europa League: KF Drita Gjilan ose intelektualët e Kosovës

Edhe pse Kosova ende nuk është e njohur nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare, futbolli ka një traditë të pasur pas vetes. Politika, nacionalizmi dhe ultrasit - le ta njohim historinë e KF Drita Gjilan.

Image

Kushdo që mendon se traditat e futbollit të Kosovës është po aq e re sa shtetësia e vendit - gabon shumë. 

Edhe pse Kosova shpalli pavarësinë vetëm në vitin 2008, futbolli në zonë ka një histori shumë më të pasur pas vetes. Një shembull i kësaj është rivali në UEFA Europa League, KF Drita nga Gjilani.

Drita u themelua në vitin 1947 si klubi i dytë në qytet pas Cërvena Zvezdës së Gjilanit. Image

 

Sidoqoftë, Drita ishte menduar të ishte vetëm një klub shqiptar, kështu që as lojtarët dhe as aktivistët nuk mund të kishin një origjinë tjetër. Kjo pati pasoja të konsiderueshme, sepse në vitin 1952 autoritetet jugosllave vendosën që ta shpërndanin klubin për shkak të tensionit të lartë në rajon. 

Shumica e lojtarëve shkuan në Cërvena Zvezdë, ku aty luanin lojtarë të kombësive ndryshme.
Shpërbërja e Jugosllavisë në vitin 1991 ndryshoi gjithçka.

Futbolli i Kosovës në atë kohë po ecte shumë mirë, sepse mesatarja e ekipeve nga rajoni që garuan në ligën kombëtare ishte deri katër skuadra. 

Sidoqoftë, politika ndikoi edhe njëherë në sport dhe një grup separatistësh shqiptarë vendosën që ndarja nga tradita jugosllave të ndikonte në çdo fushë të jetës. Kështu që ata themeluan Federatën e Futbollit të Kosovës, e cila përfshin edhe Dritën. Që nga ajo kohë, kosovarët duhej të luanin futboll vetëm mes vete.

Rruga drejt suksesit e zgjati Dritë pak më shumë se një dekadë, pasi ekipi e mbylli sezonin në krye të podiumit për herë të parë në vitin 2003. 

Drita gjithashtu fitoi ligën në vitin 2018 dhe 2020. Kësaj ajo i shtoi Kupën e Kosovës nga sezoni 2000/2001 dhe Superkupën në sezonin 2017/2018. Ekipi nga Gjilani mund të mburret me mbështetjen e një grupi vërtet të madh tifozësh.
“Intelektualët” u themelua në vitin 1998, duke u bërë kështu grupi ndër të parët ultras në historinë e Kosovës.

Pozicioni në rritje i Dritës jo vetëm në tribuna, por edhe në fushë bëri që skuadra të ketë të drejtën të luftojë për pjesëmarrjen në kupat e Evropës. Skuadra filloi aventurën e tyre në arenën ndërkombëtare në 2018, kur ata së pari mposhtën ekipin nga Andorra FC Santa Coloma me rezultat 2:0, dhe pastaj në stadiumin në Gjibraltar - ata mundën Lincoln Red Imps 4:1.

Në përballjen me Malmoe, megjithatë, ajo nuk kishte shumë për të thënë dhe pasi u mposht 0:5 me rezultat të përgjithshëm (0:2, 0:3), ajo u eliminua nga gara. 

Edhe pse fati nuk e lejoi Dritën të ndeshej me Legian në raundin e parë të raundit kualifikues të UEFA Champions League, tani kjo u dha mundësi në Europa League”, shkruan mes të tjera Jakub Jelenski në faqen e Legias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat