Finalja e Superkupës pritet me emocione

Futboll

Finalja e Superkupës pritet me emocione

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 12:06
Finalja e Superkupës pritet me emocione

Hansi Flik parashikon mbrëmjen e sotme (21.00) një ndeshje të vështirë ndaj Sevijes. Trajneri i Bajernit të Mynihut mendon që finalja do të jetë luftë mes dy skuadrave të cilat në sezonin e fundit kanë bërë një punë të madhe. Flik vlerëson gjithashtu rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit për sfidën e sotme.

Për Sevijen – “Ata kanë fituar me meritë Europa Ligën. Ata janë një skuadër e pjekur dhe e vendosur shumë mirë taktikisht. Kanë një trajner të mirë që i ka idetë e qarta për lojën që kërkon të bëjë. Jam i sigurt që do të na vënë në vështirësi. Pres një ndeshje me ritëm të lartë”.

Për ndryshimet në skuadër – “Leva u stërvit me skuadrën sot (dje). Pjesa tjetër e skuadrës është në formë të mirë. Për Havi Martinezin duhet të presim, edhe pse e kam në planet e mia për ndeshjen e nesërme (sotme)”.

Për Supekupën – “Kemi ardhur këtu në Budapest për të fituar trofeun. Do të jetë e vështirë, por jam i bindur që do t’ia dalim. Sevija ka një skuadër të fortë. Besoj te skuadra ime e cila do të dijë se si të zgjidhë ndeshjen kur të vijë momenti”.

Për Mario Gëcen – “Kam pasur kontakt me të që nga koha kur isha menaxher te kombëtarja gjermane. E vlerësoj shumë Marion dhe ia di të gjitha cilësitë që ka, por tani nuk është momenti që të flasim për të”.

Për trofeun – “Nuk kam shumë eksperiencë kur bëhet fjalë për Superkupa, por kam përgatitur një skuadër për të dhënë 100% nga vetja. 99% nuk do të mjaftojnë për të fituar. Duam që të kthehemi në shtëpi me trofeun, do të ishte dhurata perfektë për tifozët tanë në Gjermani dhe ata që do të jenë në shkallët e stadiumit. Jam shumë i lumtur që më në fund do të dëgjojmë brohoritjet e tyre. Na kanë munguar shumë në këta muajt e fundit. Me ta fitimi i Champions-it do të ishte akoma më i veçantë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat