Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Budapest

Futboll

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Budapest

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 12:11
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Budapest

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon sot mbledhjen e radhës në Budapest, Hungari. Ky takim organizohet në prag të Superkupës së Europës midis FC Bayern Munich dhe Sevilla FC, e cila nis në ora 21:00 në stadiumin “Puskás Aréna” në kryeqytetin hungarez.

"Në këtë mbledhje merr pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në cilësinë e anëtarit të KE-së së UEFA-s. Çështjet kryesore që do të diskutohen në këtë mbledhje janë:

– Procedura dhe kalendari i ndeshjeve të eliminatoreve evropiane të Botërorit FIFA 2022.
– Procedura e shortit dhe kalendari i finaleve të Ligës së Kombeve 2020/21.
– Formati dhe kalendari i “UEFA Youth League” 2020/21.
– Çmimet “UEFA Grassroots” 2020.
– Raportet e komiteteve të ndryshme të UEFA-s, njofton FSHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat