Thaçi e Miftaraj paditin Prishtinën në FFK

Futboll

Thaçi e Miftaraj paditin Prishtinën në FFK

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 12:42
Thaçi e Miftaraj paditin Prishtinën në FFK

Ish-kapiteni i Prishtinës, Armend Thaçi dhe mbrojtësi Diar Miftaraj, prej muajit të kaluar nuk janë më pjesë e klubit më të madh në vend.

Thaçi u transferua tek Ballkani, ndërsa Miftaraj, ende nuk e ka bërë zgjedhjen.

Pavarësisht se ndarja ishte me përshëndetje falënderuese, Prishtina ende nuk u ka shlyer obligimin e mbetur, sipas kontratës.

Thaçi ka konfirmuar ankesën e dërguar në FFK.

“Po e kam dërguar lëndën në FFK, përmes së cilës kërkoj të më shlyhen të gjitha obligimet që shkruhen në kontratën që kam pasur me Prishtinën”, thotë Thaçi për Gazetën Olle.

“Sigurisht se pres të më paguhen, sepse është djersa ime që është dashur ta marrë para një viti”, shtoi ai.

Mbrojtësi i djathtë i Ballkanit, që së fundi u grumbullua edhe me Kosovën, thekson se ka biseduar paraprakisht me drejtuesit e Prishtinës. “Më kanë thënë se të lajmërohemi, por më nuk më janë përgjigjur”.

Ai nuk ka dashur të zbulojë shumën e parave ose periudhën e muajve të papaguar nga Prishtina.

Thaçi e Miftaraj nuk janë të vetmit që padisin ish klubet në federatë për arsyen e njëjtë. Më herët ndaj klubit të Besës së Pejës kishte një mori padish nga ish-lojtarët e tyre, kurse së fundi, ish-lojtarët e Ferizajt kanë paditur këtë klub, sikurse Kastriot Rexha që të njëjtën gjë e kishte bërë ndaj  Feronikelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat