Reagon Skënderbeu

Futboll

Reagon Skënderbeu

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 13:33
Reagon Skënderbeu

Drejtuesit e Skënderbeut janë frenuar sa i përket shanseve që UEFA të bëjë një amnisti në kongresin e 2 marsit.

“Panorama Sport” zbuloi sot një prapaskenë që ndodhi në javët e fundit, ku korçarët kanë marrë një sinjal nëpërmjet Federatës apo rrugëve të tjera se në kongresin e 2 marsit, ku shpesh merren vendime nga komisionet përkatëse ne UEFA, se mund të ketë edhe një amnisti për Skënderbeun që është dënuar me 10 vite.

Vetë klubi, që është në dijeni të gjithë kësaj, duke mos pasur një garanci se kjo mund të ndodhë realisht, pasi ka mbetur i zhgënjyer në të gjitha shkallët ku ka apeluar, ka vendosur që të ulë tifozët me këmbë në tokë dhe të zbusë euforinë, për të mos i ushqyer ata me pritshmëri të larta, duke mohuar që të presin një falje nga UEFA.

Kjo është deklarata e klubit:

Në përgjigje të interesit të tifozëve bardhekuq, jemi të detyruar të mohojmë kategorikisht lajmin e publikuar sot në median e shkruar dhe online.

Faleminderit për dashamirësinë e treguar por lutemi të jeni më korrekt në lidhje me lajmet e publikuara.

Ndërkohë “Panorama Sport” i qëndron besnik lajmit të publikuar sot dhe gjatë ditëve në vijim do sjellë detaje të tjera rreth asaj që po gatuhet me klubin e Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat