PSG i ofron Mbappes një kontratë të madhe me klauzolë ‘anti – Real Madrid’

Futboll

PSG i ofron Mbappes një kontratë të madhe me klauzolë ‘anti – Real Madrid’

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 13:35
Foto Ilustrim

Megjithëse Kylian Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022, ka shumë spekulime rreth mundësisë së transferimit të tij te Real Madrid.

Mbappe aktualisht është duke refuzuar kontratën me PSG-në, pa treguar më shumë se çfarë do t’i sjellë e ardhmja.

Tani, mediet në Francë raportojnë se PSG është duke përgatitur një kontratë të re për Mbappen, me kushte që vështirë do të refuzohej.

Thuhet se PSG dëshiron t’i ofrojë Mbappes kontratë pesë vjeçare, në vlerë prej 185 milionë euro.

Gjithashtu bëhet e ditur se në marrëveshje do të ketë një klauzolë ‘anti – Madrid’. Kjo klauzolë do të nënkuptonte që Mbappe nuk do të ishte në gjendje të lëvizte drejt Real Madridit deri është nën kontratë me PSG-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat