Lista e futbollistëve të Dritës kundër Legia nga Varshava

Futboll

Lista e futbollistëve të Dritës kundër Legia nga Varshava

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 14:42
Lista e futbollistëve të Dritës kundër Legia nga Varshava

 Drita nga Gjilani synon mrekullinë tjetër në rrethin e tretë të Europa League në futboll. 

Kampioni i Kosovës ndeshet me Leagin nga Varshava e cila ditë më parë ka zyrtarizuar trajnerin e ri. “Te Legia ka një ndryshim, Aleksandar Vukoviq u largua dhe vendin e tij e zë Czesław Michniewicz, i cili u përball me një detyrë të vështirë, sepse para ndeshjes së sotme me Dritën, ai kishte një shans për të kryer vetëm tri stërvitje me ekipin”, shkruan mes të tjera faqja e Legia-s. 

“Drita është një ekip homogjen, sepse ka vetëm katër të huaj në përbërje, nga të cilët vetëm një vjen nga jashtë Ballkani. Përveç lojtarëve të Kosovës, në ekip janë edhe dy maqedonas, një shqiptar dhe një ganez”, shkruan mes të tjera kjo faqe.
Skuadra e KF Dritës për sezonin 2020/21:

Portierë: Faton Maloku, Leutrim Rexhepi, Dorart Ramadani; Mbrojtësit: Ardian Cuculi, Ardian Limani, Fidan Gërbeshi, Jamal Arago, Ilir Blakçori, Vladica Brdarovski, Enhar Cakolli

Mesfushorët: Hamdi Namani, Bujar Shabani, Drilon Islami, Ergyn Ahmeti, Albin Krasniqi, Olti Mehmeti, Erion Vuca, Astrit Fazliu, Valmir Azemi, Festim Alidema, Almir Ajzeraj, Xhevdet Shabani, Sulmuesit: Betim Haxhimusa, Kastriot Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat