Mourinho përmbush amanetin e babait të vdekur gazetarit nga Maqedonia

Futboll

Mourinho përmbush amanetin e babait të vdekur gazetarit nga Maqedonia

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 14:48
Mourinho përmbush amanetin e babait të vdekur gazetarit nga Maqedonia

Gazetari i pavarur maqedonas, Igor Aleksandrovic, i bëri dje një kërkesë unike gjatë konferencës së shtypit përmes “Zoom”, në prag të ndeshjes Shkëndija e Tetovës-Tottenham. Ai donte të bënte një fotografi me Jose Mourinho, si një “amanet” për babain e ndjerë, në mënyrë që ta zmadhonte, ta fuste në kornizë dhe ta vinte te varri i babait të vdekur. Ky i fundit e kishte idhull trajnerin e Tottenham.

Mourinho, i prekur dukshëm nga historia e Aleksandrovic, ra dakord që fotografia do të bëhej sot dhe Tottenham e ka postuar atë në Twitter. Aleksandrovic e parashtroi kështu kërkesën e veçantë, që iu plotësua një ditë më pas nga “Special One”: “Përshëndetjet e para për ju vijnë nga babai im, por që tani është në parajsë.

Në një nga rastet kur ishte shumë i sëmurë më tha që, nëse do të kem ndonjë rast të të shoh, të kërkoj një fotografi me ty, sepse ai gjithmonë të ka pasur iudhull si trajner, në çdo skuadër që ke drejtuar. Ai ka gëzuar dhe vuajtur sit y psikologjikisht, në fitoret dhe humbjet që keni pasur në karrierë.

Babai kishte respekt të madh për ju. Nëse më lejoni dua një fotografi me ju, që ta fus në kornizë dhe t’ia vendos në vendin e tij të përjetshëm të prehjes (te varri). Nëse ndeshja shkon mirë për ju dhe ekipin tuaj, a do të më lejoni ta bëjmë foton?".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat