Lajm i mirë për Kosovën: Në Ligën e Kombeve do të lejohen pesë zëvendësime

Futboll

Lajm i mirë për Kosovën: Në Ligën e Kombeve do të lejohen pesë zëvendësime

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 14:55
Foto Ilustrim

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme.

KE i UEFA-së ka vendosur që të vazhdojë me lejimin e pesë zëvendësimeve në ndeshjet e Ligës së Kombeve, aty ku Kosova do të luajë në muajin tetor në ‘play-off’ kundër Maqedonisë së Veriut, e më pas në kuadër të Ligës C kundër Greqisë e Sllovenisë.

Duke marrë parasysh formën jo të mirë fizike të lojtarëve tanë, ky rregull do të jetë ndihmë e madhe për selektorin Bernard Challandes.

Ndërkohë, veç Ligës së Kombeve, pesë zëvendësimet do të lejohet në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës për edicionin 2020/21. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat