Shkendija para sprovës së madhe evropiane

Futboll

Shkendija para sprovës së madhe evropiane

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 15:02
Shkendija para sprovës së madhe evropiane

Përfaqësuesi i fundit nga Maqedonia e Veriut në skenën evropiane është Shkendija nga Tetova. Shkëndija është para provës së vërtetë evropiane. Dueli me Tottenhamin (sonte në orën 20.00) në raundin e 3-të kualifikues për Europa League, është një sfidë e madhe për Tetovën në përpjekje për të konfirmuar cilësinë e tyre të futbollit.

"Ne të gjithë jemi gati të japim më të mirën. Tottenham është favorit i madh, por ne nuk do të dalim në fushë me flamur të bardhë.

Surpriza ndodhin në futboll, dhe ne do të bëjmë më të mirën për ta arritur atë. Jam i vetëdijshëm që Tottenham ka lojtarë shumë të mirë që luajnë çdo javë kundër ekipeve shumë më të mira se ne.

Unë kam luajtur ndeshje shumë të forta me Maqedoninë dhe Shkendijën në vitet e fundit”, tha mes të tjera futbollisti i Shkëndijes  Egzon Bejtullai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat