Shkëndija - Tottenham: Misioni nuk është i pamundur

Futboll

Shkëndija - Tottenham: Misioni nuk është i pamundur

Nga: Shaban Sinani Më: 24 shtator 2020 Në ora: 15:15
Shkëndija - Tottenham: Misioni nuk është i pamundur

Shkëndija nga Tetova pas emrave të rëndësishëm të futbollit europian si Gent, Milan, Red Bull Salzburg e Rosenborgut, sonte (20.00) në Shkup, do të përballet me Tottenhamin që drejtohet nga Jose Mourinjo. Tottenhami është emri i dytë i madh i futbollit europian pas Milanit, me të të cilin është përballur Shkëndija.

Trajneri  i ekipit tetovar Ernest Gjoka në Konferencën për media para ndeshjes Shkëndija – Tottenhem është i vetëdijshëm për cilësinë e kundërshtarit, por siç tha, me këmbëngulje do të mundohen të bëjnë atë që më së miri e dijnë-të bëjnë detyrat dhe të arrijnë rezultat pozitiv, për shkak se futbolli din të jetë i paparashikueshëm.

 “Por  do mundohemi që të japim atë që ne dimë të bëjmë më mirë detyrat, të jemi të disiplinuam taktikishtë dhe të shfrytëzojmë rastet tona që do kemi. Futbolli ka treguar që gjithmonë është I paparashikueshëm edhe pse mund të kesh një super skuadër  përpara. Por do arrijmë të bëjmë detyrat” deklaroi Ernest Gjoka trajner i KF Shkëndija

Trajneri i “kuqezinjve” Ernest Gjoka shprehet krenar që do ta sfidojë një ndër trajnerin më të mirë të botës Zhoze Murinjon.
 “Sigurisht se është kënaqësi edhe e imja personale të kesh përball një nga  trajnerët më të mirë në botë siç është Zhoze Murinjo. Por në realitetin tone sa do që bota është shumë e madhe ndonjëherë bëhet e vogël dhe kemi edhe kështu lloj përplasjesh” tha ai.

Kapiteni i skuadrës kuqezi Egzon Bejtullai tha se ai dhe ekipi i tij  do të japin maksimumin për ta sfiduar Totenhemin.
 “Normalistë ne  e dimë se Tottenhami ka lojtar cilësorë që përballen me ekipe  shumë më të mëdha se ne. Mirëpo ne mundohemi gjithmonë si lojtar të japim maksimumin në fushë”-deklaroi  Egzon Bejtullai kapiten i Shkëndijës.

Skuadra e Tottenhemit mbrëmë ka arritur në Shkup. Për shkak të masave anti-covid, ka reduktuar paraqitjet publike. Press-konferencën në prag të kësaj ndeshje e ka mbajtur në Londër. Duke marrë një mësim nga “telashet” që ju shkaktuan në ndeshjen me Lokomotivën e Plovdivit, Murinjo pranon se ka konsultuar futbollistë nga Maqedonia e Veriut, për cilësinë e Shkëndisë.

 “I kemi analizuar dhe kishim një analist. Unë kam thirrur edhe ish lojtarin tim, Pandevin, pasi që është pronar i ekipit që luajti së fundit ndaj Shkëndijës në fundjavën e fundit. E njoh stadiumin, kam luajtur në atë stadiumin në finale të Super Kupës së Evropës.

Do të thoja se është në nivel të ngjajshëm të oponentit bullgar. Ne jemi më të mirë, por duhet të shënojmë gola që të jemi më të mirë se ata dhe në Plovdiv, të gjithë e dijnë se nuk kishin një ndeshje të keqe dhe mendojë se kishim një ndeshje pozitive. Mirëpo ishte vështirë dhe shpresojmë që sot të drejtojmë tensionin në drejtim tjetër dhe të bëjmë më lehtë për ne”,  ka thënë Murinjo.

“Misioni; Nuk është I Pamundur” është motoja e një videoje-senzibiluzese e cila është shpërndarë në kanalin zyrtar të KF Shkëndija. Tetovarët pa “flamur të bardhë” do të zbresin në fushën e futbollit për ta sfiduar gjigandin anglez. Futbolli shpeshherë ka dhënë emocione të pafundme dhe surpriza të këndshme. Shkëndija dhe tifozët “kuqezinj” shpresojnë se mund të shkruajnë një faqe të re të lavdisë. Ajo që do ti mungojë stadiumit në Shkup, do të jetë tifozeria. Keqardhje ka shprehur edhe Murinjo, por edhe të gjithë futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut, të cilët do të jenë të privuar për ta shijuar një spektakël të vërtetë futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat