Delegohen gjyqtarët për javën e tretë, Selim Isufi gjykon derbin Prishtina-Drita

Futboll

Delegohen gjyqtarët për javën e tretë, Selim Isufi gjykon derbin Prishtina-Drita

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 15:29
Foto Ilustrim

Xhiroja e 3-të në Superligen e Kosovës në futboll na sjellë ndeshje të zjarrta.

Ndeshjet kryesore pritet të zhvillohen ditën e diele, ku Prishtina e pret kampionin e Kosovës, Dritën.

Ndërsa në ndeshjen tjetër shumë e fortë po në këtë ditë zhvillohet mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për xhiron e tretë, ku Selim Isufi do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Prishtina – Drita së bashku me asistentët Besnik Morina dhe Elvis Bicaj, gjyqtar i katërt është Erdall Zasella.

Kurse, ndeshjen mes Gjilanit  dhe Ballkanit do ta drejtoj gjyqtari Genc Nuza me asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, gjyqtar i katërt është Arben Halilaj.

Më poshtë i gjeni gjyqtarët për pesë ndeshjet e kësaj jave.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat