Lajm i mirë për Arsenalin, Shkodran Mustafi rikthehet në stërvitje

Futboll

Lajm i mirë për Arsenalin, Shkodran Mustafi rikthehet në stërvitje

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 16:04
Shkodran Mustafi

Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, javë më parë i ishte nënshtruar një operimi dhe për një kohë ka mbetur jashtë fushës.

Kurse, tani siç duket Mustafi ka arritur rikuperimin e madje është rikthyer edhe në stërvitje.

Mustafi ka publikuar së fundmi një fotografi në të cilën shihet duke u stërvitur me Arsenalin.

Kurse, mediat angleze kanë raportuar se skuadra londineze është e gatshme të pranojë oferta për futbollistin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat