Nuk u grumbullua nga Argjentina, shpërthen Di Maria

Futboll

Nuk u grumbullua nga Argjentina, shpërthen Di Maria

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 16:40
Nuk u grumbullua nga Argjentina, shpërthen Di Maria

Angel Di María foli në Argjentinë, për “Closs Continental”, ku shpërtheu ditën kur mësoi pezullimin me katër ndeshje në Ligue 1, sepse pështyu kundërshtarin në klasiken franceze PSG-Marseille. Në fakt, shpërthimi nuk ka të bëjë me këtë dënim, por me mungesën e ftesës nga trajneri Scaloni për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares së Argjentinës.

Mosthirrja tek Argjentina – “Unë nuk mund të gjej një shpjegim, nuk kam fjalë. Shumë thonë se jam më i vjetër, por jam 32 vjeç dhe vazhdoj të vrapoj në të njëjtën mënyrë. E tregoj veten në çdo ndeshje të klubit tim. Jap gjithçka me klubin që të kem mundësinë të meritoj ftesën në ekipin kombëtar. Është e vështirë të kuptohet ky mosgrumbullim, sepse po kaloj një moment të mirë. Nëse nuk më thërrasin, kjo është për shkak se ata nuk duan, por do të vazhdoj të luftoj për të qenë pjesë e Argjentinës”.

Unë jam më i vjetër – “A jam unë i vjetër në moshën 32-vjeçare? Nëse fillojmë të mendojmë për zëvendësimin e brezxave në kombëtare, këtë duhet ta bësh me të gjithë. Kjo është arsyeja pse Messi do të duhet të shkojë në kombëtare, Otamendi apo të tjerët që janë në një nivel të shkëlqyeshëm. Shumë thonë që unë jam më i moshuar, por unë jam 32 vjeç dhe vazhdoj të vrapoj në të njëjtën mënyrë. Në çdo ndeshje tregoj se mund të jem në nivelin e Mbappé dhe Neymar”.

Pezullimi prej pështyrjes së kundërshtarit – “Atë veprim e bëra si reagim dhe sepse në anën tjetër kishte fjalë, që nuk më pëlqyen”.

Tuchel– “Që nga dita kur mbërriti trajner, ai më dha gjithë besimin e duhur. Nuk mund të ankohem për asgjë, sepse gjithmonë më ka besuar. Gjithsesi, nuk e kuptova kur më largoi në finalen e Ligës së Kampionëve”.

Messi – “Kur kuptova që donte të largohej nga Barça, i dërgova një mesazh në Instagram ku i thashë se si mund të luante PSG me të…”

Cristiano Ronaldo – “Ai është një kafshë, ka meritën e pabesueshme që ka luftuar me Messin për “Topin e Artë”, sepse nuk e ka atë dhuratë natyrore… Ka qenë fenomenal në gjithë karrierën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat