Arsenali rikthen vëmendjen te “dashuria e vjetër”, Barca tundohet!

Futboll

Arsenali rikthen vëmendjen te “dashuria e vjetër”, Barca tundohet!

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:41
Philippe Coutinho

Arsenali ka rikthyer vëmendjen drejt Barcelonës për sulmuesin e Philippe Coutinho. Braziliani po bën mirë te spanjollët, ndërsa duket se ka fituar besimin e trajnerit Ronald Koeman.

Ky i fundit dëshiron ta ketë pjesë të rëndësishme të ekipit të tij, ndërsa 28-vjeçari dëshiron të mbetet në ekip dhe të luajë shanset e tij. Anglezët e trajnerit Mikel Arteta e kanë nisur sezonin mirë dhe duan të përforcohen.

Coutinho mund të lihet i lirë nga katalanasit, në rast se Arsenali u bën një ofertë joshëse.

“Topçinjtë” e pëlqejnë shumë lojtarin dhe kanë kthyer sërish vëmendjen drejt tij. Nuk është hera e parë që anglezët mendojnë për brazilianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat