Media polake për sfidën e FC Legia ndaj Dritës: Testi i parë i Michniewiczit

Futboll

Media polake për sfidën e FC Legia ndaj Dritës: Testi i parë i Michniewiczit

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:57
Media polake për sfidën e FC Legia ndaj Dritës: Testi i parë i Michniewiczit

Ndeshja e sotme në orën 20.30 mes skuadrës Legia nga Varshava dhe kampionit të Kosovës, Dritës nga Gjilani, do të luhet në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Europa League në futboll. 

“Testi i parë i Michniewiczit! Czesław Michniewicz, do të bëjë debutimin e tij si trajner i saj, i cili zëvendësoi Aleksandar Vukoviqin, që u shkarkua të hënën në mënyrë emergjente.

Dariusz Mioduski (56), presidenti dhe pronari i klubit nga Varshava, ka kohë që thotë se nuk mund ta imagjinojë që Legia nuk do të kalojë në fazën e grupeve të Europa League për të katërtin vit radhazi.

Promovimi është gati tre milion euro në bonuse nga UEFA, plus shpërblime për çdo barazim dhe fitore, dhe së fundmi, një bonus për marketing dhe të drejtat televizive”, shkruan media polake “Onet.pl".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat