Talenti shqiptar firmos zyrtarisht me Interin

Futboll

Talenti shqiptar firmos zyrtarisht me Interin

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 18:24
Talenti shqiptar firmos zyrtarisht me Interin

Talenti shqiptar firmos zyrtarisht me Interin!

Talenti shqiptar Kristian Dervishi është zyrtarisht pjesë e Interit. 17-vjeçari i cili në të kaluarën ishte pjesë e akademisë së Atalantës, i është bashkuar klubit të madh italian duke firmosur kontratë 3-vjeçare.

Dervishi nga nesër do të jetë në dispozicion të trajnerit Kivu, me ekipin e 18-vjeçarëve.

Formula e transferimit të 17-vjeçarit te Interi është huazim me të drejtë blerje. Roli i tij është sulmues krahu, teksa vlen të theksohet se Dervishi është pjesë e Kombëtares U-17 të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat