Stadiumi në Prishtinë shpërtheu si vullkan kundër Hajdukut, Kujtim Shala provokon! Ja notat e lojtarëve

Futboll

Stadiumi në Prishtinë shpërtheu si vullkan kundër Hajdukut, Kujtim Shala provokon! Ja notat e lojtarëve

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2020 Në ora: 19:08
Kujtim Shala

Kujtim Shala apo një përbindësh për Hajdukun e Spliti! Si në Prishtinë si në Dinamo të Zagrebit, futbollisti i asaj kohe, Kujtim Shala, romantiku i skuadrës, ka qenë një mace e zezë për klubin e madh kroat! Shala po Shala!

Me 21 gusht të vitit 1985, ditë e mërkurë, ditë pune, por stadiumi në Prishtinë, ishte mbushur rreth e me rreth me tifozerinë e zjarrtë, nuk kishte vend as për një gjilpërë! 

Për një moment shpërtheu stadiumi si vullkani pikërisht në minutën e 7-të. 

Image

Faton Domi me fanellë të kaltër e bardhë kundër Hajdukut

Kujtim Shala ka shënuar gol në portën e portierit Ivan Pudar! Festë në Prishtinë e kudo në Kosovë, Prishtina triumfoi me rezultat 1:0 kundër Hajdukut, në ndeshjen e javës së tretë të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë. 

Që besa Prishtina fitoi edhe pa kapitenin Fadil Vokrri, që ishte i lënduar! Po të ishte edhe Vokrri, vaj halli për Hajdukun. 
Mos të harrojmë se Hajdukut i mungoi edhe sulmuesi më i rrezikshëm Zlatko Vujoviq, pastaj Blazh Slishkoviqi, Zoran Vujoviqi, Alosh Aasanoviqi.

Image

Kujtim Shala

Edhe me këta Prishtina do të ia dilte, për faktin se kishte zemër e lojë të madhe. Kjo gjeneratë e paharrueshme që e bëri një komb të jetoj me futbollin. 

Kujtim Shala provokon paksa në mahi e paksa përnjëmend sot klubin e futbollit Prishtina. “Ah, ky Kujtim Shala. Gjithmonë Hajduku... Prishtina- Hajduku 1:0.

Prishtina priton mi kujtu, për këtë arsye e kemi ‘Zona Dinamo’ ,që naj kujton!”, shkruan Shala në profilin e tij në facebook.

Prishtina-Hajduku 1:0
Stadiumi i Prishtinës.
Shikues 30.000.
Gjyqtarë: Dragisha Komadiniq (Beograd), Dushan Drashkoviq (Vrbas_, Vasil Aladajkov (Shkupi).
Shënues: Kujtim Shala (7').
Prishtina: Rade Zallad 7, Xhevdet Muriqi 7 (Agim Cana 78'), Faton Domi 7, Sahit Kelmendi 7, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviq 7, Mensur Nexhipi 7.5, Rafet Prekazi 7.5 (Miodrag Çirkoviq 64'), Kujtim Shala 8.5, Fadil Muriqi 7.5 dhe Zoran Batroviq 7.
Hajduku: Pudari 7.5, Milush 7.5, Petroviq 7, Gudel 7.5 (Shtimac 6 -47'), Andrijasheviq 7, Petrinoviq 7, Daliq 5, Tipuriq 6, Shpanjiq 5, Mishe 7 dhe Çeliç 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat