Shkëndija tregon lojë të mirë, Tottenham fiton dhe kualifikohet

Futboll

Shkëndija tregon lojë të mirë, Tottenham fiton dhe kualifikohet

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2020 Në ora: 19:30
Pamje nga ndeshja Shkëndija - Tottenham

(E plotësuar) - Skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova, ka treguar lojë të mirë në përballje me gjigantin anglez, Tottenham por jo edhe të dalin  me rezultat të mirë në kuadër të rrethit të tretë të Europa League në futboll.

Tottenham triumfoi me rezultat 3:1 kundër kuqezinjve, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Todor Prosheski” në Shkup. Në minutën e 5-të, Heung-Min Son asistoi për bukuri deri te Erik Lamela i cili doli i vetmuar dhe nga afërsia e mposhti portierin e Shkëndijes.  

Në minutën e 27-të, portieri Zahov intervenoi bukur kur Alli në pozitë ideale nuk ka shënuar. 

Në minutën e 55-të, Valmir Nafiu barazon shifrat 1:1. 
Nafiu ka shënuar eurogol nga rreth 18 metra, duke dërguar goditje të fortë e në këndin e epërm të majtë të portës mysafire, 1:1. 

Në minutën e 70-të, Tottenham sërish në epërsi. Son Heung-Min realizon për spursat, 1:2.  Zëvendësuesi Harry Kane shuan shpresat e vendasve në minutën e 79-të. Ai me godet realizon për 1:3. Tottenhami kualifikohet, ndërsa Shkëndija eliminohet si përfaqësuesi i fundit në garat evropiane. 

Shkëndija – Tottenham 1:3
Stadiumi “Todor Prosheski” në Shkup.
Gjyqtar:  A. Palabiyik (Turqia).
Shënues: Nafiu (55’) - Lamela (5’), Son Heung-Min (70’). Kane (79).
Kartona të verdhë: Bejtullai- Winks.
 Shkëndija: Zahov,  Murati, Krivak, Bejtullai, Paviq, Totre, Dita Zejnullai (77’), Nafiu (Ramadani 85’), Ahmedi, Doriev (Merxhani 85’) dhe Ibraimi.
Tottenhami: Hart, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Davies, Ndombele, Winks (Lo Celso 59’), Bergwijn (Lucas 65’), Son, Alli (Kane 60’) dhe Lamela.

80' Harry Kane shuan shpresat e vendasve, 1:3 për Tottenhamin.

70’ Tottenham sërish në epërsi. Son Heung-Min realizon për spursat, 1:2. 
Shkëndija – Tottenham 1:3
Stadiumi “Todor Prosheski” në Shkup.
Gjyqtar:  A. Palabiyik (Turqia).
Shënues: Nafiu (55’) - Lamela (5’), Son Heung-Min (70’).
Kartona të verdhë: Bejtullai- Winks.
 Shkëndija: Zahov,  Murati, Krivak, Bejtullai, Paviq, Totre, Dita, Nafiu, Ahmedi, Doriev dhe Ibraimi.
Tottenhami: Hart, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Davies, Ndombele, Winks (Lo Celso 59’), Bergwijn (Lucas 65’), Son, Alli (Kane 60’) dhe Lamela.

65' Shkëndija – Tottenham 1:1
Stadiumi “Todor Prosheski” në Shkup.
Gjyqtar:  A. Palabiyik (Turqia).
Shënues: Nafiu (55’) - Lamela (5’)- Winks.
Kartona të verdhë: Bejtullai.
 Shkëndija: Zahov,  Murati, Krivak, Bejtullai, Paviq, Totre, Dita, Nafiu, Ahmedi, Doriev dhe Ibraimi.
Tottenhami: Hart, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Davies, Ndombele, Winks (Lo Celso 59’), Bergwijn, Son, Alli (Kane 60’) dhe Lamela.

55’ Valmir Nafiu barazon shifrat 1:1. Shkëndija e madhe shokon Tottenhamin.  Nafiu shënon eurogol. Ai nga rreth 18 metra me një goditje të fortë shënon në këndin e epërm të majtë të portës mysafire, 1:1.

51' Shkëndija në presion të rezultatit.

 Përfundoi pjesae parë.

45' Shkëndija kërkon barazimin por vështirë ndaj spursave. 

39' Lojë mjaft e mirë.

Image

27' Spursat janë shumë të fortë por Shkëndija po orvatet. Portieri Zahov intervenoi bukur kur Alli në pozitë ideale nuk shënon.

18' Shkëndija po tregon lojë mjaft të mirë.

13' Shkëndija – Tottenham 0:1
Stadiumi “Todor Prosheski” në Shkup.
Gjyqtar:  A. Palabiyik (Turqia).
Shënues: Lamela (5’).
 Shkëndija: Zahov,  Murati, Krivak, Bejtullai, Paviq, Totre, Dita, Nafiu, Ahmedi, Doriev dhe Ibraimi.
Tottenhami: Hart, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Davies, Ndombele, Winks, Bergwijn, Son, Alli dhe Lamela.

5' Heung-Min Son asistoi për bukuri deri te Erik Lamela i cili doli i vetmuar dhe nga afërsia e mposhti portierin e Shkëndijes. Rasti i parë goli i parë.

4' Shkëndija nga Tetova paraqitet me fanella kuqezi dhe Tottenhamit me të verdha.

1' Shqiptarët fillojnë luftën sportive kundër skuadrës së Mourinhos.

Do të startojë në orën 20:00, në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit, përballja mes Shkëndijës së Tetovës dhe Totenhemit, e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës.

Edhe pse shënset janë minimale në letër, kuqëzinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka, do të tentojnë të bëjnë një paraqitje dinjitoze përballë “gjelave” të Londrës, që janë një ndër skuadrat më të forta të Premier Ligës angleze.

Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Image

Vlen të theksohet fakti se Murinjo e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje, duke hedhur në fushë shumë prej lojtarëve titullarë, me përjashtim të sulmuesi Kejn dhe portieri Loris, që nuk janë preferuar nga minuta e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat