Ramsey: Bëjmë më shumë qejf nën Pirlon

Futboll

Ramsey: Bëjmë më shumë qejf nën Pirlon

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 19:33
Aaron Ramsey

Aaron Ramsey ka dhënë komentet e tij për trajnerin e ri, Andrea Pirlo.

Pirlo e ka nisur me fitore aventurën e tij te Juventus, duke mposhtur Sampdorian në ndeshjen e parë në Serie A.

Pas kësaj ndeshje, disa fjalë ka thënë Aaron Ramsey, i cili thotë se skuadra bën më shumë qejf nën urdhrat e Pirlo.

“Ne kemi një trajner të ri, staf të ri, ide të reja dhe lojtarë që janë të përfshirë në këtë”, ka thënë Ramsey.

“Mendoj se bëjmë më shumë qejf sesa vitin e kaluar”, shtoi uellsiani.

Ramsey dhe Juventus, nën urdhrat e Pirlo do të garojnë tashmë për titullin e 10-të me radhë, që për trajnerin do të ishte i pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat