Kampioni i Kosovës përshëndetet ballëlart nga garat evropiane 

Futboll

Kampioni i Kosovës përshëndetet ballëlart nga garat evropiane 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2020 Në ora: 20:36
Pamje nga ndeshja Legia-Drita, foto Legia.net

(E plotësuar) - Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, si përfaqësues i fundit nga vendi ynë, eliminohet nga garat evropiane përkatësisht Europa League në futboll. 

Legia shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Dritës, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Wojska Polskiego” në Varshavë. 

Djelmoshat e Dritës edhe pse u eliminuan bënë paraqitje dinjitoze dhe është skuadra e parë në histori të futbollit tonë që ka arritur deri në rrethin e tretë të Europa League. 

Image

Në minutën 17’ Drita me fat. Mlladenoviq nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, për fat të kampionit të Kosovës, topi ndalet në tërthorëse. Në minutën e 24-të, mbrojtja e Dritës jo në nivelin e duhur, futbollisti Pawel Wszolek me kokë realizon nga afërsia për epërsinë 1:0 pas asistimit të Mlladenoviqit. 

Image

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë (43’), Tomas Pekhart për mrekulli kërcen dhe shënon me kokë për 2:0. Në pjesën e dytë Drita nuk kishte fuqi që të bëjë më shumë, megjithatë ka bërë lojë të mirë. 

Image

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka ndërtua një ekip shumë të mirë dhe që lanë mbresa në garat evropiane, ndërsa Legia kualifikohet në garat e play-off-it, ku kërkojnë të sigurojnë biletën për në fazën e grupeve. 

Image

Legia - Drita 2:0
Stadiumi “Wojska Polskiego” në Varshavë.
Gjyqtar: H. Ozkahya (Turqia).
Shënues: Wszolek (24’), Pekhart (43’).
Kartona të verdhë: Wszolek - Namani.
Legia: Boruc, Juranoviq, Wieteska, Jedrzejczyk, Mlladenoviq, Luquinhas (Kapustka 67’), Slisz, Karbownik, Wszolek, Pekhart (72’) dhe Valencia Castillo (Gvilia 63’).
Drita: Maloku, Brdarovski (Vucaj 66’), Gërbeshi, Cuculi, Blakçori, Shabani, Namani, Xh. Shabani, Fazliu, Ajzeraj (Alidemaj 74’) dhe Rexha (Haxhimusa 56’).

82' Legia edhe më tej në epërsi me 2:0.

70' Lojë mesatare, Drita do ta ketë shumë vështirë por nuk i dihet deri në fund.

68' Legia – Drita 2:0
Stadiumi “Wojska Polskiego” në Varshavë.
Gjyqtar: H. Ozkahya (Turqia).
Shënues: Wszolek (24’), Pekhart (43’).
Kartona të verdhë: Namani.
Legia: Boruc, Juranoviq, Wieteska, Jedrzejczyk, Mlladenoviq, Luquinhas (Kapustka 67’), Slisz, Karbownik, Wszolek, Pekhart dhe Valencia Castillo (Gvilia 63’).
Drita: Maloku, Brdarovski (Vucaj 66’), Gërbeshi, Cuculi, Blakçori, Shabani, Namani, Xh. Shabani, Fazliu, Ajzeraj dhe Rexha (Haxhimusa 56’).

53' Drita në preson të rezultatit.

 46' Drita do ta ketë shumë vështirë.

Fillon pjesa e dytë.

43’ Tomas Pekhart për mrekulli kërcen dhe shënon me kokë për 2:0.

Image

37' Drita po tregon lojë të mirë, po orvatet maksimalisht.

24’ Mbrojtja e Dritës jo në nivelin e duhur, futbollisti Pawel Wszolek me kokë shënon nga afërsia për epërsinë 1:0 pas asistimit të Mlladenoviq.

21’ Wieteska ndëshkohet me karton të verdhë.

17’ Drita me fat. Mlladenoviq nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, për fat të kampionit të Kosovës, topi ndalet në tërthorëse. 

14' Nuk ka gola në Varshavë, lojë e mirë.

5’ Legia luan me presion ndaj Dritës.

Image

2' Legia  ka përparësinë e fushës.

Filloi ndeshja.

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, kërkon befasinë e radhës, kësaj radhe në Varshavë kundër Legia, në ndeshjen e rrethit të tretë të Europa League në futboll.

Legia – Drita
Stadiumi “Wojska Polskiego” në Varshavë.
Gjyqtar: H. Ozkahya (Turqia).

Legia: Boruc, Juranoviq, Wieteska, Jedrzejczyk, Mlladenoviq, Luquinhas, Slisz, Karbownik, Wszolek, Pekhart dhe Valencia Castillo.

Drita: Maloku, Brdarovski, Gërbeshi, Cuculi, Blakçori, Shabani, Namani, Xh. Shabani, Fazliu, Ajzeraj dhe Rexha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat