Finale drithëruese, Bayerni triumfon pas 120 minutave 

Futboll

Finale drithëruese, Bayerni triumfon pas 120 minutave 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2020 Në ora: 21:30
Bayerni triumfon

(E plotësuar) - Kampioni i Evropës dhe i Gjermanisë, Bayerni nga Munihu, fiton Superkupën e Evropës.  Bayerni tregoi lojë të madhe dhe triumfoi pas 120 minutave me rezultat 2:1 kundër Sevillës nga Spanja, në finalen e madhe që u zhvillua në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest. 

Në stadium 20 mijë shikues, aq u lejuan sipas rregullave të UEFA-së për shkak të pandemisë – Covid 19, ndërsa te dyja skuadrat dhanë maksimumin dhe krijuan një mori raste dhe u shënuan vetëm 3 gola për 120 minuta. 

Sevilla ka pasur fat të madh që nuk ka pësuar më shumë gola, por edhe bavarezët i shpëtoi portieri Mauel Neuer. Ai në minutën e 87-të shpëtoi gol të sigurt po ashtu edhe në vazhdime pikërisht në minutën e 92-të ku aleat i tij ka qenë edhe shtylla e djathtë pingule, të dy herët futbollisti Youssef En Nesyri nuk ka qenë i saktë! 

Image

Sevilla

Në minutën e 11-të, Alaba shkakton penallti, duke e penguar kroatin Ivan Rakitiç dhe gjyqtari nuk mendoj as dy herë dhe gjykoi penallti.  Futbollisti Lucas Ocampos me qetësi godet nga penalltia dhe kalon në epërsi Sevillën pikërisht në minutën e 12-të. Pavard dështoi nga një rast ideal në minutën e 25-të. 

Image

Rakitiç

Kampionët e Evropës, në minutën e 29-të patën rast të qind për qindtë. Lewandowski dështoi nga pozita ideale. Në minutën e 34-të, Bayerni barazon rezultatin 1:1.  Futbollisti Leon Goretzka nga rreth 12 metra me zgjuarsi goditi topin duke shënuar në këndin e djathtë. Në pjesën e dytë, Bayerni shumë më i mirë. 

Image

Në minutën e 51-të, Robert Lewandowski i papenguar nga askush, nga rreth 4-5 metra shënoi por anulohet goli me sistemin e VAR-it, për shkak se ishte në pozitë jashtë loje. 
Në minutën e 57-të, Gnabry ka pasur rast ideal por me fat Sevilla.  Në minutën e 78-të, Muller pati mundësi të mirë por sërish me fat Sevilla. 

Image

Tre minuta (87’) pa përfunduar koha e rregullt e takimit, futbollisti i Sevillës, En Nesyri, i vetmuar dhe kur pritej goli, goditjen e tij në këndin e djathtë e ndali portieri më i mirë në botë, Manuel Neuer.  

Në minutën e 92-të Youssef En Nesyri rast ideal, goditja e tij pak shmanget nga Neueri por edhe shtylla e djathtë pingule ka qenë aleat i Bayernit. 

Image

Ndeshja në kohë të rregullt përfundon baras (1:1).  Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Në minutën e 104-të, portieri Bono mbron me vetëmohim të madh, topi rikthehet dhe Javi Martinez për bukuri nga rreth 8-9 metra godet me kokë duke shënuar gol të bukur në këndin e djathtë të portës së Sevillës, 2:1.

Bayerni fiton trofeun e çmueshëm Superkupën e Evropës, për herë të dytë në histori, ndërsa Sevilla të zhgënjyer lëshojnë fushën në Budapest.  

Bayerni-Sevilla 2:1 pas 120 minutave 
Stadiumi “Puskas Arena” në Budapest.
Shikues: 20.000.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Goretzka (34’), Martinez (104’) - Ocampos (12’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Alaba, Hernandez -Jordan, Kounde, Fernando, Escudero.
Bayerni: Neuer, Pavard, Hernandez (Martinez 99’), Sule, Alaba (Boateng 112’), Goretzka (Davies 99’), Kimmich, Sane (Tolisso 71’), Muller, Gnabry dhe Lewandowski.
Sevilla: Bono, Navas, Diego Carlos, Kounde, Escudero, Jordan (Vazquez (94’), Fernando, Rakitiç (Torres 56’) , Suso (Gudel 72’), de Jong (Eh Nesyri 56’) dhe Ocampos.
105' Martinez me kokë nga rreth 9 metra shënon për 2:1 në favor të Bayernit.

99' Lojë me presion nga të dyja ekiet, ndërsa Neuer po tregon formë të lartë.

Në minutën e 92-të Youssef En Nesyri rast ideal, goditja e tij pak shmanget nga dora e Neuerit por edhe shtylla pingule ka qenë aleat i Bayernit.

Ndeshja në kohë të rregullt përfundon baras (1:1).  Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.  Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta. 

Bayerni-Sevilla 1:1
Stadiumi “Pushkash Arena” në Budapest.
Shikues: 20.000.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Goretzka (34’) - Ocampos (12’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Alaba, Hernandez -Jordan, Kounde, Fernando.
Bayerni: Neuer, Pavard, Hernandez, Sule, Alaba, Goretzka, Kimmich, Sane (Tolisso 71’), Muller, Gnabry dhe Lewandowski.
Sevilla: Bono, Navas, Diego Carlos, Kounde, Escudero, Jordan, Fernando, Rakitiç (Torres 56’) , Suso (Gudel 72’), de Jong (Eh Nesyri 56’) dhe Ocampos.

87’ Eh Nesyri i vetmuar dhe kur pritej goli, goditjen e tij në këndin e djathtë e ndali portieri më i mirë në botë, Manuel Neuer, fat i madh për Bayernin.

84' Bayern është më i mirë por Sevilla deri me tash me fat.

78' Muller pati mundësi të mirë por sërish me fat Sevilla.

73' Bayerni-Sevilla 1:1
Stadiumi “Pushkash Arena” në Budapest.
Shikues: 20.000.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Goretzka (34’) - Ocampos (12’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Alaba-Jordan, Kounde, Fernando.
Bayerni: Neuer, Pavard, Hernandez, Sule, Alaba, Goretzka, Kimmich, Sane (Tolisso 71’), Muller, Gnabry dhe Lewandowski.
Sevilla: Bono, Navas, Diego Carlos, Kounde, Escudero, Jordan, Fernando, Rakitiç (Torres 56’) , Suso (Gudel 72'), de Jong (Eh Nesyri 56’) dhe Ocampos.

Image

70' Lojë shumë e mirë, një Bayern jashtëzakonisht i mirë por jo edhe të kalojnë në epërsi.58' Gnabry rast ideal por me fat Sevilla. 46' Nuk ka as zëvendësime.

Bayerni-Sevilla 1:1
Stadiumi “Pushkash Arena” në Budapest.
Shikues: 20.000.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Goretzka (34’) - Ocampos (12’-nga penalltia).
Kartona të verdhë: Alaba-Jordan.
Bayerni: Neuer, Pavard, Hernandez, Sule, Alaba, Goretzka, Kimmich, Sane, Muller, Gnabry dhe Lewandowski.
Sevilla: Bono, Navas, Diego Carlos, Kounde, Escudero, Jordan, Fernando, Rakitiq, Suso, de Jong dhe Ocampos.

Fillon pjesa e dytë. 

Përfundoi pjesa e parë, Bayerni - Sevilla 1:1.

43' Lojë e bukur dhe një Bayern shumë i murë. 

34' Bayerni barazon 1:1 me Sevillën. Leon Goretzka nga rreth 12 metra me zgjuarsi godet topin dhe shënon për 1:1.  

Image

29' Lewandowski rast të qindpërqindtë por pa sukses.

25' Bayerni ka shtuar presionin e madh por pa sukses. Pavard dështon nga një rast ideal.

18' Lojë e fortë nga të dyja ekipet.

12'  Lucas Ocampos realizon nga penalltia, 0:1. 
11' Alaba shkakton penallti, dukem e penguar Rakitiçin. 

7' Bayerni dhe Sevilla po shfaqin lojë shumë të mirë.

3' Bayerni i rrezikshëm.

1' Bayerni dhe Sevilla.

Në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest, po zhvillohet takimi i finales së Superkupës së Evropës, mes kampionit evropian Bayernit nga Munihu dhe fituesit të Europa League, Sevillës.

Bayerni-Sevilla
Stadiumi “Pushkash Arena” në Budapest.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Bayerni: Neuer, Pavard, Hernandez, Sule, Alaba, Goretzka, Kimmich, Sane, Muller, Gnabry dhe Lewandowski.
Sevilla: Bono, Navas, Diego Carlos, Kounde, Escudero, Jordan, Fernando, Rakitiq, Suso, de Jong dhe Ocampos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat