Milani kalon me vështirësi Bodon

Futboll

Milani kalon me vështirësi Bodon

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:32
Milani kalon me vështirësi Bodon

Milani ka fituar me shumë vështirësi nda Bodo/Glimit me rezultatin 3:2 duke u kualifikuar në turin tjetër të Europa League. Skuadra kuqezi u ndëshkua shumë shpejt në “San Siro” sepse miqtë kaluan në avantazh në minutën e 15′ me Junker për 0-1.

Avantazhi i miqve zgjati vetëm 1 minutë, pasi Calhanoglu arriti të gjente rrjetën me një silurë nga distanca, ndërsa për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1 mendoi Colombo. I riu shfrytëzoi mungesën e Ibrës dhe gjeti golin e 2-1.

Pjesa e dytë nisi me Milanin më kërkues, kuqezinjtë shënuan sërish falë magjisë së Calhanoglusë për 3-1. Bodo ngushtoi sërish avantazhin në 3-2 falë Hauge.

Milani vuajti deri në fund, por mbajti avantazhin. Kuqezinjtë do të përballen me Rio Aven në turin tjetër të Europa Leagues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat