Mourinho me deklaratë të fortë për Shkëndijën

Futboll

Mourinho me deklaratë të fortë për Shkëndijën

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:40
Mourinho me deklaratë të fortë për Shkëndijën

Paraqitje dinjitoze e Shkëndijës së Tetovës, pavarësisht humbjes me rezultat 1:3 ndaj Totenhemit. Kjo gjë u konfirmua edhe nga një prej trajnerëve më të mirë në botë si Jose Mourinho.

Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, tekniku portugez, nuk nguroi t’i thurte elozhe tetovarëve, duke u shprehur: “Nëse Shkëndija do të luante kundër një skuadër tjetër, jo kundër nesh do të kishte më shumë shanse, për t’u kualifikuar.

 Është një skuadër që po ta lesh të luash futboll, të vë goxha në vështirësi. Mendoj se kishin më shumë cilësi se Lokomotiva Plodiv.

Shpreh keqardhje që luajtëm në një stadium të boshatisur, por gjithsesi duhen respektuar rregullat”, u shpreh ndër të tjera Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat