Liverpooli "shkatërron" Lincolnin dhe kalon në raundin e 4 të EFL Cup

Futboll

Liverpooli "shkatërron" Lincolnin dhe kalon në raundin e 4 të EFL Cup

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:56
Xherdan Shaqiri

Liverpooli ka arritur fitore të thellë në udhëtim te Lincoln me rezultat 2-7.

Kampioni në fuqi i Anglisë e ka dominuar skuadrën nga kategoria e tretë nga fillimi e deri në fundin e saj.

Jurgen Klopp kishte vendosur t’i inkuadronte nga fillimi disa nga lojtarët e rinj dhe disa të tjerë që nuk kanë hapësira të mëdha në ndeshjet e Ligës Premier.

Kësisoj Xherdan Shaqiri u rikthye nga lëndimi dhe e nisi ndeshjen nga minuta e parë për të shënuar një gol të jashtëzakonshëm.

Ylli kosovar realizoi në minutën e nëntë nga gjuajtja e lirë për ta hapur edhe serinë e golave në këtë takim.

Takumi Minamino shënoi dy gola, Curtis Jones dy të tjerë dhe Grujic e Origi nga një për The Reds.

Ndërkohë dy golat e vetëm për vendasit u realizuan nga Edun dhe Monstma në pjesën e dytë.

Ishte një ndeshje e lehtë për The Reds që kaluan tutje, ndërsa trajneri Klopp ka marrë një përgjigje të mirë nga lojtarët që kanë më pak hapësira në Ligën Premier.

Tani në 1/8 e finales në EFL Cup, Liverpooli do të përballet me gjigantin tjetër anglez Arsenal. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat