Lyon vazhdon negociatat me Milan për kartonin e Paqueta

Futboll

Lyon vazhdon negociatat me Milan për kartonin e Paqueta

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 23:43
Lucas Paqueta

Lucas Paqueta është dëshira e Lyon për merkaton.

Lyon nuk kanë mbyllur akoma pazaret në këtë merkato dhe tashmë synojnë yllin e Milan.

Lucas Paqueta, braziliani i ‘Rossoneri’ është në listën e dëshirave të Lyon, të cilët po mendojnë për repartin e mesfushës.

‘Tuttomercatoweb’ shkruan se Milan janë të interesuar të largojnë Paquetan nga skuadra, me shpresën që me paratë nga ai të investojnë në ndonjë lojtar të ri.

23 vjeçari kalonte te Milan për 38.4 milionë euro, por këtë shifër Milan do ta ketë të pamundur të barazojë.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet kompromis mes Milan dhe Lyon për Paqueta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat