Maldini: Ibra do ta mposhtë Covid-19, e presim për shtatë ditë

Futboll

Maldini: Ibra do ta mposhtë Covid-19, e presim për shtatë ditë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 08:56
Daniel Maldini

Pozitiviteti i Zlatan Ibrahimoviç ndaj koronavirusit e privon Milanin nga lideri i vet në fillim të sezonit të ri. Një mungesë e rëndë, por që siç duket nuk do të ndryshojë planet e kuqezinjve. Paolo Maldini, i intervistuar nga “DAZN” para ndeshjes së “Europa League”, beson se Ibra do të kthehet në dispozicion të Pioli shumë shpejt:

“Ne mendojmë se Ibra do të jetë në dispozicion për shtatë ditë. Në ekipin e parë kemi mbajtur dy djem të rinj, të cilët janë Colombo dhe Daniel Maldini. Shpresoj ta bëjnë mirë pjesën e tyre. Ibra është mirë, është asimptomatik. Kuptohet, është një mungesë që peshon rëndë, e papritur. Ne kemi probleme në dy zona, midis mbrojtjes qendrore dhe përpara. Na vjen keq për Ibrën, ishte mjaft i karikuar. Shpresa e tij është që ta zhdukë sëmundjen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kthehet”.

Për momentin, pra, Milani mbështetet te Lorenzo Colombo, një djalë 18-vjeçar, tek i cili kuqezinjtë po ngulmojnë me vendosmëri: “Trajneri mendoi të flasë me ne. Djaloshi ka treguar se është gati, ai gjithmonë ka luajtur nën moshë. Colombo ka një rol shumë të rëndësishëm mbi supet e tij, ne nuk duhet të lejojmë që t’i peshojë aq shumë. Por, është normale të përballoni diçka, nëse doni të luani në “San Siro”, me Milanin”.

Maldini ia kushton fjalët e fundit merkatos. Mbi të gjitha, objektiv mbetet blerja e një mbrojtësi qendror: “Ne kemi ide të qarta. Gjithçka fillon nga besimi se ky është një ekip që po bën mirë. Gjithçka që do të bëhet do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat