Kjo do të jetë oferta finale e Man Utd për Sanchon

Futboll

Kjo do të jetë oferta finale e Man Utd për Sanchon

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 10:19
Jadon Sanchon

Manchester United do të bëjë një ofertë të parë dhe të fundit për Jadon Sanchon, me shpresën për ta rikthyer në Premierligë talentin anglez.

‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm të ofrojnë deri në 75 milionë funte dhe 15 milionë euro shtesë, për të joshur synimin e tyre kryesore.

Ed Woodward do të bëjë këtë lëvizje, për t’i bërë të qartë Dortmundit, se kjo është një ofertë merre ose leje.

Afati i transferimeve mbetet i hapur deri më 5 tetor, dhe drejtuesit e Manchester United besojnë se nënshkrimin e Sanchos, raportojnë mediet në Angli, përcjell lajmi.net.

Dortmund vazhdojnë të kërkojnë 108 milionë funte për Sanchon, dhe ky çmim i vendosur, ka zvarritur këtë sagë në këta tre muaj të verës.

Jadon Sancho te Borussia Dortmund në vitin 2017, nga Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat