Barca bën përpjekjen e fundit për Lautaron

Futboll

Barca bën përpjekjen e fundit për Lautaron

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 10:57
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez mbetet një dëshirë e Barcelonës.

Raportohet se Barcelona po përgatitet të bëjë një përpjekje të fundit për të nënshkruar me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, pasi shitjet e lojtarëve kanë sjellë fonde.

Inter vazhdojnë të kërkojnë 110 milionë euro për sulmuesin argjentinas.

Ky qëndrim i Interit, i ka sjellë probleme Barcelonës, pasi financat e klubit janë goditur rëndë nga COVID-19.

23 vjeçari shihet si një alternativë e duhur për të zëvendësuar Luis Suarezin e larguar.

Vlen të ceket se Suarez ka kompletuar transferimin te Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat