Manaj gjithnjë e më larg Barçës, e ardhmja e tij në Turqi ose Greqi

Futboll

Manaj gjithnjë e më larg Barçës, e ardhmja e tij në Turqi ose Greqi

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:04
Rey Manaj

Rey Manaj pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Kur kanë mbetur edhe rreth 10 ditë deri në fund të afatit kalimtar, Barcelona po kërkon blerës për yllin shqiptar.

Manaj ka dy oferta para vetës, pasi ai kërkohet në kampionatin turk dhe atë grek.

Kasimpasa është skuadra që ka shprehur interesim për sulmuesin shqiptar dhe dëshiron afrimin e tij.

Në anën tjetër është skuadra e madhe greke PAOK që gjithashtu po interesohet për të.

I sigurt është largimi i tij nga Barça, por katalunasit duan ta shesin përfundimisht shqiptarin dhe jo ta huazojnë.

Barcelona kishte shpenzuar 700 mijë euro për transferimin e tij, ndërsa tani kërkojnë dyfishin e kësaj shume për ta lënë të lirë.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Manajt, i cili është bindur për tu larguar nga Barcelona, pasi nuk ka arritur të bëhet lojtar i rëndësishëm i ekipit të parë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat