A mund të falet Skënderbeu nga UEFA?

Futboll

A mund të falet Skënderbeu nga UEFA?

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:38
A mund të falet Skënderbeu nga UEFA?

A mund të falet Skënderbeu nga UEFA? Ka pak shanse… Madje vetë klubi, pas shumë hezitimesh vendosi të dalë me një komunikatë ku mohonte ndonjë iniciativë të fundit për të bindur UEFA-n që të ulë dënimin 10-vjeçar, shkruan Panorama sport.

Qartazi shkrimi në gazetë ka trazuar situatën, sepse deri tani pak njerëz e kanë ditur planin e fundit të korçarëve, në bashkëpunim me FSHF-në. Por si është e vërteta?

Çfarë po ndodh te Skënderbeu dhe çfarë thonë rregullat e UEFA-s? Le t’i marrim gjërat me radhë dhe të analizojmë se çfarë e bën të shpresojë Skënderbeun dhe nga ana tjetër, çfarë e bën të jetë pesimist…

Neni 13, pika (m) e statutit të UEFA-s thotë se “kongresi ka fuqinë të pezullojë ose të anulojë pjesën e mbetur të një vendimi disiplinor për një anëtar të UEFA-s (federatë), anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ose të një anëtari tjetër…”. Pikërisht, kjo është shpresa e madhe, që në kongresin e radhës të UEFA-s, atë të 2 marsit 2021, të shfrytëzohet ky nen dhe kjo pikë për të amnistuar Skënderbeun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat